EFIKASITETI I POLITIKAVE REGJIONALE HULUMTIM NGA LËNDA UNIONI EKONOMIK DHE MONETARË I BE-së MASTER INTEGRIME EUROPIANE DHE ADMINISTRATË PUBLIKE NGA VALTRIM HASANI Prof

EFIKASITETI I POLITIKAVE REGJIONALE
HULUMTIM NGA LËNDA UNIONI EKONOMIK DHE MONETARË I BE-së
MASTER INTEGRIME EUROPIANE DHE ADMINISTRATË PUBLIKE
NGA
VALTRIM HASANI
Prof. Dr. SEJDI REXHEPI & Ass. MJELLMA KADRIU

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I SHKENCËS POLITIKE
PRISHTINË
MAJ 2018
ABSTRAKTKy hulumtim ka për temë “Efikasitetin e Politikave Regjionale” në Bashkimin Evropian. Politika Regjionale është një nga politikat më të vjetra të politikave të përbashkëta të Bashkimit Evropian. Pasi që u pa e nevojshme që të zvogëlohen dhe të eliminohen dallimet mes rajoneve të shteteve anëtare, atëherë Politika Regjionale u përcaktua me Aktin Unik Evropian dhe përfundimisht zuri vend si politikë me Marrëveshjen për Bashkimin Evropian me 1992/1993.

Best services for writing your paper according to Trustpilot

Premium Partner
From $18.00 per page
4,8 / 5
4,80
Writers Experience
4,80
Delivery
4,90
Support
4,70
Price
Recommended Service
From $13.90 per page
4,6 / 5
4,70
Writers Experience
4,70
Delivery
4,60
Support
4,60
Price
From $20.00 per page
4,5 / 5
4,80
Writers Experience
4,50
Delivery
4,40
Support
4,10
Price
* All Partners were chosen among 50+ writing services by our Customer Satisfaction Team

Me këtë hulumtim do të tentohet të analizohen arsyet për implementimin e politikës së përbashkët rajonale. Rëndësia dhe ndikimi i Politikave Regjionale të BE-së është e konsiderueshme pasi që shtetet anëtare garojnë për të marrë sa më shumë ndihma financiare nga fondet që ndan Bashkimi Evropian për shtetet. Politika Regjionale është një instrument i intervenimit të shtetit me qëllim që dallimet socioekonomike në mes shteteve të ndryshme të zvogëlohen dhe të krijohen kushte për një zhvillim të balancuar të te gjitha shteteve anëtarë të BE-së.
Hulumtimi për këtë fushë ka qenë i rëndësisë së veçantë pasi që me këtë do të fitojmë njohuri më të thella për Politika Regjionale dhe efikasitetin e tyre në praktikë. Politikat Regjionale si politikat më të vjetra të Bashkimit Evropian janë treguar mjaftë të rëndësishme për shumë vende të Bashkimit Evropian, pasi që me këto politika kanë fituar jo vetëm vendet anëtare të BE-së, por edhe vende që nuk janë pjesë e BE-së por që i takojnë Kontinentit të Evropës. Ky hulumtim, po ashtu do t’ju shërbej edhe studiuesve që të kuptojnë se si funksionojnë Politikat Regjionale, Sa efektive kanë qenë këto politika dhe si kanë ndikuar këto politika në zhvillimin e një Evrope sa më të qëndrueshme politikisht po ashtu edhe ekonomikisht, duke u munduar që ti zhduk të gjitha dallimet në mes shteteve dhe mes tyre të krijohet një barazi duke vënë në funksion parimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së.
Hulumtimi lidhet ngushtë me fushën e studimit të Integrimit Evropian për shkak të rolit që kanë luajtur rajone të ndryshme brenda BE-së, pasi që mund të themi se ka qenë ndoshta solidariteti mes vendeve të ndryshme që i ka lidhur një rajon i caktuar që ka mbajtur në këmbë këtë Integrim të natyrës që ekziston sot.
Fjalët kyçe: Politika regjionale, Instrumentet e para-anëtarësimit, Fondet Strukturore, Unioni Evropian.
HYRJAKy punim do të ndahet në tri pjesë kryesore ku do të shtjellohen më në hollësi tri temat boshte, që janë më me interes kur flasim për Politikat Regjionale. Pjesa e parë e këtij hulumtimi do të koncentrohet në një historik të shkurtër rreth politikave regjionale, lindja e ideve të para për këtë politik me ndikim socio-ekonomik në jetën e qytetarëve të rajoneve të ndryshme evropiane dhe po ashtu do të shtjellohet edhe lindja e nevojës për një politikë regjionale.
Pjesa e dytë, ndoshta edhe pjesa më e rëndësishme e këtij punimi do të shtjelloj çështjen se sa efektive ka qenë kjo politikë karshi “qytetarit evropian”. Po ashtu këtu do të shtjellohet edhe ndarja e fondeve për këtë politikë, a ka një buxhet të veçantë nga BE për këtë politikë apo kryesisht funksionon si fond që ndahet për rajone të ndryshme më pak të zhvilluara. Do të shtjellohet edhe çështja se si shkon procedura e identifikimit të nevojave për investime dhe si menaxhohen këto programe nga ana e Bashkimit Evropian dhe çfarë impakti ekonomik ka kjo politikë.
Pjesa e fundit e këtij hulumtimi do të merret me të ardhmen e kësaj politike, edhe për çfarë periudhe kohore mund të funksionoj kjo politikë dhe a do të kenë interes vendet anëtare të BE-së të japin fonde të rimëkëmbin ekonomi të vendeve të ndryshme që një ditë mund të konkurrojnë me ekonomitë e atyre që investojnë. Po ashtu do të mundohem të shtjelloj çështjen se kjo politikë a ka tendencë të thelloj edhe më shumë bashkëpunimin në mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të BE-së apo kjo politikë është në një formë përgatitje për vendet aspirantë për anëtarësim në BE.

METODOLOGJIAGjatë këtij punimi janë përdorur metodat standarde të hulumtimit siç janë ato cilësore dhe krahasuese. Në realizimin e këtij hulumtimi janë përdorur literatura relevante të fushës, si të autorëve të huaj ashtu edhe vendorë. Metoda kualitative – me anë të së cilës janë shfrytëzuar të dhëna të ndryshme, literatura mbi Politikat Regjionale, është bërë një analizë e dokumenteve, raporteve të ndryshme që lidhen me temën. Metoda Krahasuese – me këtë metode kam bërë krahasimin dheefikasitetin e politikave regjionale në rajone të ndryshme, sa efektive kanë qenë këtë politika, a duhet të vazhdohet tutje me këtë qasje të këtyre politikave etj.
Përdorimi i këtyre metodave ka qenë i dobishëm për arritjen e cilësive të larta shkencore, ka ndihmuar në gjurmimin e dokumentacioneve të BE-së, fakteve të ndryshme mbi këto politika, argumentet që dalin për këto politika etj.
Punimi do të mundohet të jap përgjigje rreth pyetjes hulumtuese:
A ka rezultuar efektive politika regjionale e BE-së?
PËRMBAJTJA
TOC o “1-3” h z u ABSTRAKT PAGEREF _Toc513757228 h IIHYRJA PAGEREF _Toc513757229 h IIIMETODOLOGJIA PAGEREF _Toc513757230 h IVORIGJINA E POLITIKAVE REGJIONALE PAGEREF _Toc513757231 h 1KONCEPTI “POLTIKË REGJIONALE” PAGEREF _Toc513757232 h 1IDETË E PARA PËR NJË POLITIKË REGJIONALE PAGEREF _Toc513757233 h 2NEVOJA BRENDA BE-së PËR NJË POLITIKË REGJIONALE PAGEREF _Toc513757234 h 3EVOLUIMI I POLITIKËS REGJIONALE PAGEREF _Toc513757235 h 4EFIKASITETI DHE BUXHETI I POLITIKAVE REGJIONALE PAGEREF _Toc513757236 h 6SHPËRNDARJA E BUXHETIT PËR POLITIKAT REGJIONALE PAGEREF _Toc513757237 h 6ZBATIMI I POLITIKËS REGJIONALE NË PRAKTIKË PAGEREF _Toc513757238 h 7IMPAKTI EKONOMIK I POLITIKAVE REGJIONALE PAGEREF _Toc513757239 h 7PLATFORMA REGJIONALE E INVESTIMEVE NË BALLKANIN PERËNDIMORË PAGEREF _Toc513757240 h 8E ARDHMJA E POLITIKAVE REGJIONALE PAGEREF _Toc513757241 h 9POLITIKA REGJIONALE: INTEGRIM MË TË THELLË APO PËRGATITJE PËR ZGJERIM ? PAGEREF _Toc513757242 h 10KONKLUZION PAGEREF _Toc513757243 h 12LITERATURA PAGEREF _Toc513757244 h 13
ORIGJINA E POLITIKAVE REGJIONALE – KORINIZË TEORIKE
KONCEPTI “POLTIKË REGJIONALE”Politika Regjionale e Bashkimit Evropian, e referuar edhe si politikë kohezioni, është një politikë që qëllimin primarë e ka përmirësimin e mirëqenies ekonomike të rajoneve të BE dhe gjithashtu për të shmangur pabarazitë rajonale. U shfaq në Evropë në epokën e pas-luftës si një zgjerim i menaxhimit makroekonomik. Ekonomikisht, qëllimi ishte të korrigjohen ato që u konsideruan si mungesa e tregut në ndarjen e burimeve. Me shumë se një e treta e buxhetit të BE-së i kushtohet kësaj politike. Sa i përket sigurimit të buxhetit të BE-së, vendet kontribuojnë me 1% të GDP-së vjetore. Po ashtu Politika regjionale e BE-së është një politikë e investimeve. Mbështet krijimin e vendeve të punës, konkurrencën, rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Politika rajonale është gjithashtu shprehja e solidaritetit të BE-së me vendet e rajonit me pak të zhvilluara, duke përqendruar fondet në fushat dhe sektorët ku ata mund të bëjnë dallimin më të madh.

Financimi rajonal i BE-së fokusohet në katër prioritete:
Hulumtim dhe Inovacion;
Teknologjitë e informimit dhe komunikimit;
Duke bërë bizneset e vogla dhe të mesme konkurruese:
Duke ecur drejt një ekonomie me karbon të ulët.
Politika regjionale ofrohet nëpërmjet Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal (ERFD) dhe Fondit të Kohezionit. Autoritetet kombëtare dhe rajonale, në bashkëpunim me Komisionin Evropian janë përgjegjës për menaxhimin e fondeve të tilla. Këto autoritete menaxheriale zgjedhin, monitorojnë, financojnë projektet që mund të ndihmojnë më mirë për ti shërbyer nevojave lokale. Ka një konsensus të përgjithshëm se krijimi i ERDF-së në vitin 1975 ishte produkt i një marrëveshje mes shteteve anëtare për shkak të interesave politike.

Politika regjionale evropiane, instrumentet e saj dhe programet, menaxhohen në masë të madhe në një mënyrë të decentralizuar nga ana e shteteve dhe qeverive rajonale por që veprojnë brenda një kornize të përbashkët të vendosur nga BE-ja.

IDETË E PARA PËR NJË POLITIKË REGJIONALEBarazia më e madhe në produktivitet dhe të ardhura në të gjithë Evropën ka qenë një nga qëllimet kryesore të Bashkimit Evropian që nga ditët e hershme të integrimit. Për arritjen e këtij qëllimi janë përdorur masa të ndryshme. Fondet strukturore kanë qenë instrumenti më i preferuar i përdorur nga Bashkimit Evropian për të arritur barazinë dhe produktivitetin në të gjithë Evropën. Zgjerimet e vazhdueshme në Bashkimin Evropian rrisni pabarazitë rajonale brenda BE-së. Vendet e reja anëtare janë relativisht më pak të pasura dhe kanë një GDP për kokë banori që është më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, të gjitha këto vende përballen me një gamë të gjerë të problemeve të brendshme dhe janë prapa ekonomikisht në raport me vendet anëtare. Shkurtimisht, zgjerimi i BE-së bëri politiken rajonale më të rëndësishme se kurrë më parë. Një pikë tjetër e rëndësishme është se Bashkimi Evropian ndryshonte nga Komuniteti Evropian sa i përket politikës së zgjerimit, pasi që fazat e zgjerimit të vitit 1970 dhe 1980 anëtarësuan vetëm ato vende që zunë hapin e gjashtë vendeve themeluese të KE.

Fondet strukturore janë mjeti më i fuqishëm i politikës që përdoret nga Bashkimi Evropian për të luftuar pabarazitë rajonale brenda BE-së. Mbështetja strategjike evropiane është rritur paralelisht me integrimin evropian. Sot, këto fonde mbulojnë gati një të tretën e buxhetit total të Bashkimit Evropian. Deri në çfarë mase Fondet Strukturore kanë arritur objektivin e tyre për të reduktuar pabarazitë midis niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme? A ndihmojnë shtetet anëtare në arritjen e kohezionit më të madh ekonomik dhe social dhe në reduktimin e hendekut midis qendrës dhe periferisë së Bashkimit Evropian? Megjithëse fondet strukturore mbulojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të BE-së, këto fonde dhe politika rajonale kanë marrë kritika në rritje, duke u bazuar në mungesën e mobilitetit të rajoneve të asistuara dhe mungesës së konvergjencës rajonale. Ka gjithashtu kritika mbi kriteret e përdorura për të vlerësuar nëse rajonet kanë të drejtë për fonde dhe si përdorën këto fonde? Financimi i rajoneve duhej të ndodhte vetëm në ato vende ku GDP për kokë banori është më e ulët se 75% e mesatares së BE-së.

NEVOJA BRENDA BE-së PËR NJË POLITIKË REGJIONALEDuke pasur parasysh të gjitha problemet me të cilat përballët Evropa ne vazhdimësi janë gjithsej tri prioritete kyçe dhe të rëndësisë jetike për çfarë na duhet një politikë regjionale:
Për të zvogëluar pabarazitë ekonomike dhe sociale;
Të tregojë solidaritet dhe të mbetet konkurrues;
Për të përmbushur sfidat e shekullit XXI.

Për të zvogëluar pabarazitë ekonomike dhe social – Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 shtete anëtare që formojnë një komunitet dhe një treg të brendshëm prej afro 500 milion qytetarëve, sidoqoftë, dallimet ekonomike mes këtyre vendeve dhe rajoneve mbetën ende të mëdha.
Të tregojë solidaritet dhe të mbetet konkurrues – Politika rajonale evropiane është hartuar për të sjellë rezultate konkrete, duke çuar përpara kohezionin ekonomik dhe social për të zvogëluar hendekun mes niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme. Politika rajonale sjell vlerë të shtuar brenda BE-së pasi që ajo ndihmon në financimin e projekteve konkrete për rajonet, qytetet dhe banoret e tyre. Ideja është që të krijohen potenciale në mënyrë që rajonet të mund të kontribuojnë plotësisht në arritjen e konkurrencës me të madhe dhe në të njëjtën kohe të shkëmbejnë ide dhe praktika më të mira. E gjithë politika rajonale është në përputhje me prioritetet e BE-së për rritjen ekonomike dhe sigurimin e vendeve të punës për qytetarin evropian.
Për të përmbushur sfidat e shekullit XXI – “Çfarë lloj të Evropës duam”? Një Evropë dinamike që udhëheqë botën në shkencë dhe teknologji, një Evropë produktive ku secili ka një punë, një Evropë që kujdesët për të sëmurët, të moshuarit dhe të hendikepuarit, një Evropë e drejtë ku nuk ka diskriminim dhe çdokush ka qasje të barabartë në punë dhe arsim, një Evropë e pastër, e gjelbër që kujdeset për mjedisin e vet dhe ndihmon në përmbushjen e sfidave globale, nj Evropë e vlerave që ndajnë afro 500 milion banorë.
EVOLUIMI I POLITIKËS REGJIONALEEvoluimi i politikës regjionale të BE-së mund të ndahet në tri faza kryesore: 1959 – 75; 1975 – 1988 dhe nga viti 1988 e tutje.
1959 – 75 – Gjatë kësaj periudhe masat rajonale janë zbatuar gjerësisht në nivel kombëtarë në shtetet anëtare, por nuk kishte asnjë politikë reale të komunitetit. Gjashtë vendet themeluese ishin deri diku grup homogjen ekonomik me përjashtim të gjysmës së Italisë. Banka Evropiane e Investimeve u ngrit kryesisht me qëllim të zgjidhjes së problemeve të Italisë Jugore, por në praktikë aktivitetet e saj ishin në një shkallë relativisht të kufizuar. Shpresohej që masat për nxitjen e lëvizjes së punëtorëve në komunitet do të kishin efekt në zvogëlimin e papunësisë në pjesën jugore të Italisë. U konsiderua gjithashtu që PPB-ja mund të luante një rol rishpërndarës pasi që të ardhurat nga fermat ishin përgjithësisht më të ulëta se ato të sektorëve të tjerë.

1975 – 88 – Faza e dytë e politikës rajonale të KE-së u karakterizua me futjen e masave të reja, përdorimin më të gjerë të instrumenteve ekzistuese dhe rritjen graduale të fondeve të disponueshme për masa rishpërndarëse. Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal u krijua në vitin 1975 kryesisht me kërkesën e Britanisë. Me një traditë të importimit të ushqimit nga pjesa tjetër e botës dhe një sektor bujqësor të vogël por efikas, Britania e Madhe pritej të ishte një kontribues i madh neto në buxhetin e BE. Fondet në dispozicion për Fondin për Zhvillim Rajonal Evropian u rritën me kalimin e viteve, por u kritikuan për koordinim të dobët, fleksibilitet të pamjaftueshëm në zgjedhjen e projekteve etj.

Në vitin 1978, u prezantua një paketë nga vendet e Mesdheut si reagim ndaj kritikave se PPB-ja tradicionalisht kishte favorizuar fermerët veriorë dhe kishte frikë se zgjerimi i Mesdheut do të ashpërsonte konkurrencën. Të kërkuara nga Franca dhe Italia, masat u shtrinë edhe në Greqi nga viti 1981, duke përfshirë rritjen e çmimit dhe mbështetjen e tregut për disa produkte të Mesdheut. Nga viti 1981 u prezantuan programe të ngjashme të zhvillimit të integruar për zona të tjera më pak të favorizuara si Lozere në Francë, Belgjikë jugore dhe ishujt veriperëndimorë të Skocisë.

Duke u bazuar në këto iniciativa, dhe më qëllim të përgatitjes për pranim të Spanjës dhe Portugalisë, në vitin 1985, Komuniteti paraqiti “Programin Mesdhetar të Integrimit”. Kjo shënon fillimin e një strategjie të re që synon kapërcimin e disa prej mangësive të masave më të hershme të rishpërndarjes. Kërkohej të ketë më shumë koordinim midis tre Fondeve Strukturore (ESE, FEOGA dhe ERDF) dhe me Bankën Evropiane të Investimeve.
Periudha që nga viti 1988 – -Periudha kur rajonet dhe vendet periferike më pak të favorizuara kishin frikë se nuk do të ishin në gjendje t’i bënin ballë konkurrencës në tregun e përbashkët. Gjatë kësaj kohe shihet një angazhim i shtuar për të arritur një marrëveshje mbi programin e tregut të vetëm dhe përfundimisht, bashkimin politik dhe monetar. Reformimi i Fondeve Strukturore ishte paraparë të ndodhte në vitin 1988. Në vitin 1987, Akti Unik Evropian prezantoi konceptin e kohezionit ekonomik dhe social dhe bëri thirrje për zhvillim harmonik, zvogëlim të pabarazive rajonale dhe koordinimin dhe racionalizimin e fondeve strukturore. Reforma e vitit 1988 mbuloi periudhën 1989 – 1993 dhe filozofia e saj u konfirmua dhe u forcua në ciklet pasuese të Fondeve Strukturore që mbulonin periudhat 1994 – 1999 dhe 2000 – 06. Aspektet kryesore të reformës ishin:
Dyfishim i Fondeve Strukturore nga 7 miliard ECU në vitin 1989 në 14 miliard në vitin 1993;
Krijimi i të ashtuquajturave Iniciativa Komunitare që përfshijnë një numër shtetesh anëtare;
Futja e një serë parimesh të veprimit;
Përqendrimi i fondeve në objektivat prioritare.
Qëllimi i komunitetit ishte të inkurajoj bashkëpunimin ndërmjet shteteve të ndryshme anëtare me çështje të interesit të përbashkët. Pas shumë iniciativave të ndërmarra gjatë viteve, iniciativat e periudhës 2000 – 2006 u reduktuan në katër:
LEADER (zhvillim rural);
INTERREG II (bashkëpunim ndërkufitar, transnacional dhe ndër-rajonal);
URBAN (rigjenerim ekonomik dhe social i qyteteve dhe lagjeve urbane);
EQUAL (bashkëpunim transnacional për të luftuar të gjitha llojet e diskriminimit dhe pabarazive të tregut të punës).
EFIKASITETI DHE BUXHETI I POLITIKAVE REGJIONALESHPËRNDARJA E BUXHETIT PËR POLITIKAT REGJIONALEFondet Strukturore dhe Fondi i Kohezionit përdorën për të zbatuar Politikën Regjionale të BE-së (nganjëherë e quajtur edhe Politika e Kohezionit). Së bashku me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) ato përbëjnë 72% të shpenzimeve të BE-së, me 775 miliard euro.
Politikat Regjionale kanë një buxhet prej 367 miliard euro për periudhën 2014-2020, të ndarë nëpërmjet Fondit Evropian për Zhvillim Rajonal (55%), Fondit Social Evropian (23%), Fondit të Kohezionit (20%) dhe nisma e punësimit për të rijnë (1%). Këto fonde janë instrumenti kryesorë për të siguruar kohezion dhe konvergjencë midis rajoneve të BE-së: krahas vendeve anëtare, ato bashkë financojnë projektet e zhvillimit ekonomik të hartuara nga regjionet. Këto projekte duhet të demonstrojnë se si kontribuojnë në përparimin e një serë objektivash – nga aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore, në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, administratën publike dhe përfshirje sociale.

Për të stimuluar konvergjencën brenda BE-së, ERDF dhe ESF kanë nënndarje buxhetore për rajone të ndryshme bazuar në GDP-në e tyre për kokë banori. 185 miliard euro janë lënë mënjane për “rajonet më pak të zhvilluara” (me GDP për kokë banori prej më pak se 75% të mesatares së BE-së). “Rajonet e Tranzicionit” (me GDP për kokë banori midis 75% dhe 90% të mesatares së BE-së) marrin 36 miliard euro. “Rajonet më të zhvilluara” (me GDP për kokë banori mbi 90% e mesatares së BE-së) marrin 56 miliard euro.
Pas futjes së politikës së re të Kohezionit të BE-së dhe kornizave të ndihmës rajonale të BE-së në vitet 2014-2015, që përcaktojnë hartat dhe aranzhimet e financimit të BE-së deri në vitin 2020, ndryshimet kryesore janë nxitur nga vendet kombëtare/rajonale për të riformuluar objektivat, hartat, buxhetet, instrumentet dhe kornizën institucionale.

ZBATIMI I POLITIKËS REGJIONALE NË PRAKTIKËIniciativa për zbatim më të mirë të politikës regjionale përbëhet nga një qasje me katër drejtime:
1. “Grupi punues për zbatim më të mirë”, përmes ekipeve të veprimit, mbështet administratat kombëtare dhe rajonale për të përdorur në mënyrë efektive investimet.

2. Ndërtimi i kapaciteteve administrative në shtetet anëtare dhe rajone përmes një serë masash të tilla si shkëmbimi i aftësive, shkëmbimi i ekspertëve, trajnimi dhe asistenca teknike.
3. Politika Regjionale synon të shqyrtoj pse rajonet me një nivel të ulët të zhvillimit ekonomik ose rajonet që përjetojnë rritje negative të GDP-së janë duke mbetur mbrapa. Për politikën regjionale, e cila synon të reduktoj pabarazitë midis niveleve të zhvillimit në mes të rajoneve të Evropës, ky trend mbetet shqetësimi më i madh.
4. Komisioni ka krijuar një grup ekspertesh për të vlerësuar se si po shpenzohen fondet nga shtetet anëtare. Ky grup në të ardhmen do të bëjë edhe rekomandime se si të shpenzohen këto fonde dhe ku do të ishte më efektive të përdoreshin.

IMPAKTI EKONOMIK I POLITIKAVE REGJIONALENë tërësi, politika regjionale nuk ka arritur ende qëllimin e saj kryesor: krijimin e një Evrope ekonomikisht homogjene, kjo për shkak se kjo politikë deri vonë u mbajt në formë margjinale deri në momentin kur ajo u zgjerua në terma buxhetorë dhe procedural. Një provë për këtë janë boshllëqet e mëdha ekonomike mes Jugut dhe Veriut, midis Evropës Lindore dhe Perëndimore, regjistrimi i niveleve të larta të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, emigracioni i madh nga Evropa Lindore në Perëndimore dhe rritja e partive politike që kritikojnë Bashkimin Evropian.
Sfida më e madhe është që të sigurohet që burimet e politikës regjionale të përdoren në mënyrë efikase, duke ndihmuar BE-në të dalë nga kriza e vazhdueshme. Me në buxhet prej mbi 360 miliard euro për 2014-2020, politika regjionale do të vazhdojë të jetë krahu kryesor i investimeve të unionit. Kjo politikë do të vazhdojë të jap kontributin më të madh në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, arsim, ekonomi me sa më pak karbon, luftë kundër papunësisë, infrastrukturë që lidh qytetarët e BE-së dhe modernizimin e administratës publike.
PLATFORMA REGJIONALE E INVESTIMEVE NË BALLKANIN PERËNDIMORËEkziston mbështetje e fortë politike dhe financiare e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në rajon, i cili vepron si një katalizator për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Përveç mbështetjes së saj të fortë politike për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe Procesin e Berlinit, BE-ja po jep mbështetje konkrete financiare për gjashtë iniciativa rajonale, duke përfshirë Këshillin e bashkëpunimit rajonal, për të nxitur zhvillim ekonomik, për të përmirësuar lidhshmërinë dhe për të rritur sigurinë dhe shumë përfitime tjera në të gjithë rajonin. BE-ja po mbështet iniciativën e Ballkanit Perëndimorë për të themeluar një zonë ekonomike rajonale për të bërë rajonin prej 20 milion njerëzve më tërheqës për investitorët, duke krijuar vende të reja të punës dhe mundësi brenda rajonit.
BE-ja është duke themeluar tregun rajonal të energjisë dhe është afër nënshkrimit të një traktati të komunitetit të transportit me regjionin. Infrastruktura e zhvilluar e transportit dhe energjisë është jetike për bashkëpunim rajonal, rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të reja. BE-ja po shpenzon deri në 1 miliard euro për infrastrukturën dhe ka ndarë fonde për asistencën teknike në Ballkanin Perëndimorë.
Instrumenti i para-anëtarësimit është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat në vendet në zgjerim me ndihmë financiare dhe teknike. Fondet e IPA tani në periudhën e dytë të saj zhvillojnë kapacitetet e vendeve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, duke rezultuar në zhvillime progresive dhe pozitive në rajon. IPA II bazohet në rezultatet e arritura tashmë duke ofruar rreth 4 miliard euro midis partnerëve individual në Ballkanin Perëndimorë dhe një shtesë prej 3 miliard euro në fondet e shumë vendeve për periudhën 2014-2020. Kjo politikë vë theksin në rritjen ekonomike të BE-së por duke u angazhuar që kjo rritje të bëhet në mënyrë të barabartë në mes rajoneve.

Fondet e para-anëtarësimit të BE-së janë investim i shëndoshë për të ardhmen e vendeve që janë në proces të zgjerimit. Ato ndihmojnë përfituesit të bëjnë reforma politike dhe ekonomike, duke i përgatitur ata për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi në BE. Këto reforma u japin qytetarëve të tyre mundësi më të mira dhe lejojnë zhvillimin e standardeve të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e BE-së.

E ARDHMJA E POLITIKAVE REGJIONALEMegjithëse ka shumë debate rreth rrolit të masave strukturore (rishpërndarja. Politika e gjetjes së burimeve ose kthimi i drejtë i tyre) duket se ekziston konsensus i gjerë se një nivel i ulët i zhvillimit ekonomik nuk duhet të jetë një kusht i mjaftueshëm për marrjen e transaksioneve. Në vend të kësaj, në të ardhmen, një politike efektive duhet të bazohet në një strategji të qartë për zhvillim. Në zhvillimin e kësaj strategjie ekzistojnë dallime në mendimin nëse zonat industriale janë mjeti i duhur që duhet të përdorën për ta përqendruar zhvillimin. Ajo që del nga përvoja e vendeve anëtare të BE-së dhe veçanërisht shembulli Irlandez është rëndësia e vëmendjes së duhur për bashkëveprimin e masave rajonale dhe kuadrin më të gjerë të politikave makroekonomike.
Objektivat e politikës regjionale janë të lidhura fort me strategjinë e Lisbonës. Me strategjinë e Lisbonës BE-ja ka krijuar qëllimin për tu bërë ekonomia më konkurruese dhe dinamike në botë deri në vitin 2010. Në nivel kombëtarë, strategjia e Lisbonës kërkonte të përmbushën kushtet e nevojshme të dala nga Komisioni Evropian për të pasur një mjedis të favorshëm për rritje ekonomike. Por ajo çfarë bie në sy është se për periudhën 2014-2020 kërkohet të prezantohen mënyra të reja te të bërit politikat rajonale.

Të gjitha vendet evropiane kanë një ose më shumë skema rajonale të ndihmës, të cilat shumica janë forma të grandeve, por gjithashtu përfshijnë kredi me interes të ulët, forma të ndryshme të lehtësimit të taksave, garanci të huave dhe kontribute të reduktuara të sigurimeve shoqërore. Në varësi të mbulimit hapësinor dhe diferencave në shkallën e dhënies, instrumentet në të ardhmen do të jenë të përqendruara në rajone më problematike në qoftë se këto vende kanë një strategji të qartë zhvillimi. Tani ekzistojnë programe të politikave të kohezionit që kanë një fokus të fortë strategjik në biznes, infrastrukturë dhe energji, të cilat do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen fusha me prioritet për investim. Për ti ikur rrezikut të krizës Komisioni Evropian është duke punuar në vazhdimësi me shtetet anëtare për të parë nëse këto programe duhet ndryshuar. Po bëhet përpjekje për të identifikuar se a duhet të hapen programe të reja në të cilat po ngec Unioni Evropian, të thjeshtësohet shpërndarja e programeve apo edhe këtë programe të përshpejtohen në zbatim.

POLITIKA REGJIONALE: INTEGRIM MË TË THELLË APO PËRGATITJE PËR ZGJERIM ?BE-ja ka përfitime të mëdha ekonomike dhe sociale nga Shtete Anëtare të “vjetra” dhe ato të “reja”. Shtetet e reja kanë pasur kryesisht zhvillim më të madh ekonomik se ato të vjetrat. Kjo u mundësoj atyre që bruto prodhimi vendor për frymë, i cili ishte 40% në 15 vendet e vjetra në vitin 1999, ta shtojnë në 60% në vitin 2012.
Zhvillimi ekonomik në shtetet e reja anëtare ishte rreth 4% në vjet për një periudhë të gjatë. Vlerësohet që kjo ndikoj në shtimin e 0.5% zhvillimi në vjet të shteteve të vjetra anëtare, pasi që ato përfitonin nga tregtia e shtuar me vendet e reja dhe investimet e vazhdueshme të shteteve të vjetra me tendencën për të integruar rajone më pak të zhvilluara quan në një zhvillim të hovshëm të vendeve të reja duke baraspeshuar gjendjen ekonomike brenda vendeve të vjetra dhe të reja në BE.

Ndihma financiare e BE-së ndihmon vendet e rajonit të ndërtojnë kapacitetin e tyre për të miratuar dhe implementuar standardet evropiane. Duke filluar nga viti 1991 deri në vitin 2011, BE-ja ofroj më se 16 miliard euro ndihma për Ballkanin Perëndimorë që përbëjnë ndihmat më të larta botërore për frymë njeriu. Nga viti 2007, vendet kandidate dhe potenciale kandidate kanë pranuar fonde dhe mbështetje të BE-së përmes IPA-së. BE-ja dhe autoritetet nacionale vendosin se cilat do të jenë fushat ku do të investohen këto fonde.
Sa i përket “integrimit të thellë” – kjo lidhet kryekëput me marrëveshje tregtare të cilat jo vetëm që përmbajnë rregulla mbi tarifat dhe kufizimet konvencionale jo-tarifore të tregtisë, por që gjithashtu rregullojnë mjedisin e biznesit në një kuptim më të përgjithshëm. Çështjet e integrimit të thellë përfshijnë politikat e konkurrencës, të drejtat e investitorëve, standardet e produktit, të drejtat e pronësisë etj., të cilat Bashkimi Evropian pavarësisht vështirësive në fillim ka gjetur gjuhën e përbashkët ndërmjet vendeve anëtare për të një bashkëpunim kaq të thellë duke ua lënë në kompetencë edhe një autoriteti supranacional shumë përgjegjësi.

BE-ja nuk është e interesuar që brenda vetes të marrë vende me probleme të theksuara ekonomike, sundim të dobët të ligjit e administratë jo efikase prandaj fondet strukturore tentojnë të ndikojnë direkt në këto fusha, duke kërkuar nga vendet që të japin rezultate të menjëhershme ose rruga e zgjerimit pa rezultate do të jetë e gjatë pafundësisht.
Si përfundim mund të themi se politika regjionale arrin edhe “integrimin e thellë” që kryesisht përqendrohet nëpërmjet vendeve anëtare nëpërmjet fondeve që shpërndahen për këtë politikë, ndërsa sa i përket përgatitjes për zgjerim BE-ja dialogon veç e veç me çdo vend potencial për tu anëtarësuar, që përveç anëtarësimit ajo ndikon direkt edhe në jetën e atyre qytetarëve nëpërmjet fondeve të shpërndara si ndihma dhe nëpërmjet IPA-së.
KONKLUZION
Politika regjionale si një prej politikave të vjetra të Komunitetit Evropian u shfaq në një kohë kur vendet sapo kishin dalë nga lufta, në një kohe kur një nismë e përbashkët ishte më se e nevojshme. Komuniteti fillimisht i përbërë nga gjashtë vendet themeluese filloj të reflektoj se shtrirja e bashkëpunimit në fusha të caktuara mund të jap efekte. Objektivat e qarta të politikës regjionale për një solidaritet më të madh mes vendeve evropiane dhe zhvillim ekonomik dhe social të barabartë për të gjitha vendet jepnin sinjal të qartë se vendet më konfliktuoze mund të arrinin pajtimin dhe të bashkëpunonin duke shikuar përpara dhe harruar të kaluarën.
Politikat Regjionale kanë një buxhet prej 367 miliard euro për periudhën 2014-2020, të ndarë nëpërmjet Fondit Evropian për Zhvillim Rajonal (55%), Fondit Social Evropian (23%), Fondit të Kohezionit (20%) dhe nisma e punësimit për të rijnë (1%). Këto fonde janë instrumenti kryesorë për të siguruar kohezion dhe konvergjencë midis rajoneve të BE-së: krahas vendeve anëtare, ato bashkë financojnë projektet e zhvillimit ekonomik të hartuara nga regjionet.

Ekziston mbështetje e fortë politike dhe financiare e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në rajon, i cili vepron si një katalizator për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Përveç mbështetjes së saj të fortë politike për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe Procesin e Berlinit, BE-ja po jep mbështetje konkrete financiare për gjashtë iniciativa rajonale, duke përfshirë Këshillin e bashkëpunimit rajonal, për të nxitur zhvillim ekonomik, për të përmirësuar lidhshmërinë dhe për të rritur sigurinë dhe shumë përfitime tjera në të gjithë rajonin. BE-ja po mbështet iniciativën e Ballkanit Perëndimorë për të themeluar një zonë ekonomike rajonale për të bërë rajonin prej 20 milion njerëzve më tërheqës për investitorët, duke krijuar vende të reja të punës dhe mundësi brenda rajonit.
Si përfundim mund të themi se politika regjionale arrin edhe “integrimin e thellë” që kryesisht përqendrohet nëpërmjet vendeve anëtare nëpërmjet fondeve që shpërndahen për këtë politikë, ndërsa sa i përket përgatitjes për zgjerim BE-ja dialogon veç e veç me çdo vend potencial për tu anëtarësuar, që përveç anëtarësimit ajo ndikon direkt edhe në jetën e atyre qytetarëve nëpërmjet fondeve të shpërndara si ndihma dhe nëpërmjet IPA-së.

LITERATURA
Bache, Ian, The Politics of European Union Regional Policy: Multi-Level Governance or Flexible Gatekeeping? (Sheffield Academic Press, Sheffield, 1998).

Bachtler, John/ Mendez, Carlos/ Vironen Heidi, Regional development and policy in Europe (Eurosocial, Madrid, 2014).

Bachtler, John/ Mendez, Carlos/ Wishlade, Fiona, EU Cohesion Policy and European Integration: Budget and Regional Policy Reform ( Routledge, New York, 2013).

Bachtler, John/Turok, Ivan, The Coherence of EU Regional Policy: Contrasting Perspectives on the Structural Funds (Routledge, New York, 2013).
Boyle, Wozniak, Jennifer, The European Commision and European Regional Policy (LEXINGTON BOOKS, NEW YORK, 2006).
Hooghe, Liesbet, Cohesion Policy and European Integration: Multi-level Goverance (Oxford University Press, Oxford, 1996).
Keating, Michael/Loughlin, John, The political Economy of Regionalism (FRANKS CASS & CO LTD, Florence, 1997).

Leonardi, Robert, Cohesion Policy in the European Union: The building of Europe (Palgrave MacMillan, New York, 2005).

McCann, Philip, The Regional and Urban Policy of the European Union: Cohesion, Results-Orientation and Smart Specialisation (Edward Elgar Publishing, Cheltenham, 2015).

Nello, Susan, The European Union: economics, policies and history (McGraw-Hill Education, Berkshire, 2005).

ARTIKUJ
Adamadia Kehagia, The Impact of the EU’s Structural and Cohesion Funds, Greece, 2013, Qasur në https://www.uop.gr/images/files/kehagia.pdf (01.05.2018).
Cohesion Policy: response to the econimic crisis, Qasur në http://ec.europa.eu/regional_policy/archive/funds/recovery/doc/responsecrisis_en.pdf (10 Mars 2018).

Danuta Hubner, Working for the Regions: EU Regional Policy 2007-2013, Qasur në http://ec.europa.eu/regional_policy/sources/docgener/presenta/working2008/work_en.pdf (10 Mars 2018).
EEAS, Angazhimi i BE-së në Ballkanin Perëndimorë, Bruksel, 11 Korrik 2017, Qasur në https://eeas.europa.eu/headquarters/headquartershomepage_sq/29679/Factsheet:%20Angazhimi%20i%20BE-s%C3%AB%20n%C3%AB%20Ballkanin%20Per%C3%ABndimor (05.05.2018).

European Commission, Improving how EU Member States and regions invest and manage EU Cohesion Policy funds, Brussels, 09 June 2015, Qasur në http://europa.eu/rapid/press-release_MEMO-15-5128_en.htm (03.05.2018).

European Policies Research Centre, New European territorial challenges and regional policy, EoRPA Paper 16/1, 2-4 October 2016, Qasur në www.eprc-strath.eu/public/dam/jcr:abecd685…/EoRPA%20Paper%2016_1_Final.pdf ( 08 Mars 2018).

http://ec.europa.eu/regional_policy/sources/docgener/panorama/pdf/mag26/mag26_en.pdf (10 Mars 2018).
Komisioni Evropian, Zgjerimi, Bruksel, 2015, Qasur në http://www.euic.mk/content/Brochures-pdf-NEW/ALB/11.Enlargement_AL.pdf (05.05.2018).

Laura Polverari, John Bechtler, Arno va nder Zwet, Evaluating the Effectiveness of Regional Policy, EoPRA Paper 14/6, March 2015, f.5-6, Qasur në http://www.eprc-strath.eu/uploads/eprc/documents/PDF_files/EPRP_91.pdf (03.05.2018).

Maria-Angeles Diez, Evaluating New Regional Policies: Reviewing the Theory and Practice, Qasur në https://pdfs.semanticscholar.org/e373/c7ab08233b6c18d5fbabf68fb9bc5a84342e.pdf (10 Mars 2018).
Monika Moraliyska, The EU Cohesion Policy’s Impact on Regional Economic Development, Bulgaria, Qasur në http://blogs.unwe.bg/mmoraliyska/files/2016/08/EU-Cohesion-policy-Impact-Bulgaria.pdf (03.05.2018).

Nagihan Oktayer, Regional Policy and Structrural Funds in the European Union: The problem of effectiveness, Ankara, 2007, f.114. Qasur në http://dergiler.ankara.edu.tr/dergiler/16/1125/13241.pdf (01.05.2018).
Nicolas Moës, EU budget, Common Agricultural Policy and Regional Policy – en route to reform?, 22 February 2018, Qasur në http://bruegel.org/2018/02/eu-budget-common-agricultural-policy-and-regional-policy-en-route-to-reform/ (02.05.018).
Tony Barber, Deeper European integration is desirable but difficult, 14 November 2017, Qasur në https://www.ft.com/content/ec5983aa-c870-11e7-aa33-c63fdc9b8c6c (05.05.2018).

Ville Kaitila (ENEPRI), Convergence of Real GDP per Capita in the EU15, January 2004, f.2. Qasur në http://aei.pitt.edu/1843/1/ENEPRI_WP25.pdf (02.05.2018).

Warwick Becker, Peter Egger and Maximilian von Ehrlich, Effects of EU Regional Policy: 1989-2013, Qasur në https://warwick.ac.uk/fac/soc/economics/research/workingpapers/2016/twerp_1118_becker.pdf (01.05.2018).

You Might Also Like
x

Hi!
I'm Alejandro!

Would you like to get a custom essay? How about receiving a customized one?

Check it out